Gjigantët dinosaurë

Ish- Jugosllavia është e mbushur me dinosaurë industrialë, të privuar nga bujaria e Titos, por që mbahen në jetë duke u mbështetur nga qeveritë që frikësohen të heqin dorë.

Lajme

03/10/2013 12:53

Ka qenë njëherë një kohë që kur të punoje në uzinën e aluminit të Podgoricës do të thoshte një apartament falas, zbritje çmimesh për pushime dhe një dozë e madhe e prestigjit në Jugosllavinë socialiste.

atëbotë, në fundin e viteve të 1970, Kombinati i Aluminit të Podgoricës (KAP) mbështeste 5 mijë familje të punëtorëve. Tash, fuqia e saj punëtore është ndarë në një të pestën, pjesë të mëdha të kompleksit duken si qytet fantazmë, mbuluar me pluhurin që të ngufatë nga borxhet që janë më shumë se 380 milionë euro.

Kjo i bie që të jetë 10 përqindëshi i të hyrave të ekonomisë së Malit të Zi, një shtet i vogël i Adriatikut që trashëgoi KAP kur Jugosllavia ra dhe u nda gjatë luftërave të vitit 1990.

Mali i Zi tash është e ndarë në mes nevojës për ndihmë dhe stabilitet ekonomik dhe politik dhe kostoja sociale të mbylljes së KAP.

Është një zgjedhjeve me të cilën përballen edhe të tjerët në Ballkan: duke hequr dorë nga një model i një biznesi të vogël jo profitabil, që në fund të fundit shkakton humbje të biznesit, i nxitur nga nevoja financiare dhe shpresa e prosperitetit rinovohet brenda Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi më në vitet e 80’ta”, thotë Andrew Roberts, shefi i konsulencës kërkimore në Beograd për Ekonominë në Evropën Lindore. “Këto kompani kanë borxhe, ato janë jo efikase. Në disa raste t’i je në gjendje për të zvogëluar madhësinë, në disa raste të tjera mund t’i mbyllësh dhe disa vende pun do të humben- pyetja është kur?”

Ish- Jugosllavia është e mbushur me dinosaurë të tillë industrialë, të privuar nga bujaria e liderit të fundit socialist Josip Broz Tito, por që mbahen në jetë duke u mbështetur nga qeveritë  që frikësohen të heqin dorë.

KAP qëndron për madhësinë e saj relative të një shteti prej 680 mijë banorësh. Vitin e kaluar,  ajo llogariste më shumë se 30 për qind të eksporteve të Malit të Zi, në krahasim me 40 për qind për vitin paraprak. Tani është duke u përballur me falimentim.

Grindjet politike për borxhin e KAP’it kanë dobësuar dorën e figurës politike që ka dominuar Malin e Zi në dy dekadat e kalura, Kryeministrin Milo Djukanovic.

Ai e shiti KAP në vitin 2005 te miliarderi rus Oleg Deripaska për 48.5 milionë euro, një vit përpara se Mali i Zi të ndahej nga Serbia dhe të bëhej e pavarur.

Grindja Politike

Ndarja nga Jugosllavia kishte lënë gjurmë te KAP, duke shkurtuar fuqinë punëtore deri në 3.500 punëtorë. Rritja e kostove të energjisë elektrike dhe çmimet e mallrave dhe të plumbit me fillimin e krizës financiare globale imponoi humbje të mëtejshme.

Duke iu frikësuar mbylljes së gjigantit, qeveria malazeze ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve duke paguar një pjesë të faturave të energjisë elektrike të KAP’it, dhe duke i dhënë garanci për hua. Kur KAP nuk mundi që t’i kthejë borxhet, qeveria dha një shumë prej 120 milionë euro.

Duke e konvertuar borxhin në ekuitet, shteti mori gjysmën e aksioneve të Deripaska’s në vitin 2009. Në korrik të këtij viti, gjykata shpalli nisjen e procedurave të falimentimit.

Qeveria e Malit të Zi është akoma e pasigurt se çfarë të bëjë me gjigantin, dhe ka një çarje në koalicionin qeveritar rreth asaj se a duhet shlyer një pjesë të borxheve që ka ndërmarrja ndërsa ka ngecur në miratimin e rishikimit të buxhetit të vitit 2013 që hap një sfidë të paparë ndaj Djukanovic’it.

Tani një përfaqësues i Deripaska’s ka thënë se ai ka ndërmend ta padisë qeverinë në kërkim të dëmshpërblimit prej 1 milard euro.

“Duke shtyrë përpara likuidimin e KAP duket të jetë një opsion më pak i kushtueshëm, dhe një opsion që do përmirësojë resurset e alokimit të gjigandit”, tha një zyrtar i Bankës Botërore për Reuters, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Por kjo do të thotë pushime nga puna, rënie në eksport dhe humbje për Djukanovic’in. BE’ja me të cilën Mali i Zi është duke negociuar për t’ju bashkuar, ndalon subvencionet për kompanitë që janë në humbje.

Presioni është rritur krahas rritjes së niveleve të borxhit publik dhe deficiteve buxhetore të ish-republikave jugosllave.

Industritë do të Zhduken

Por edhe tash, është e rëndë që të thuash mirupafshim.

Në Bosnje, 1.5 për qind e të dalave të ekonomisë së vendit, këtë vit do të shpenzohen për grante, disa për të mundësuar që gjiganti Aluminj Mostar, eksportuesi më i madh, që të vazhdojë të prodhojë.

Në Serbi, shteti paguan rreth 750 milionë euro, ose 2.6 për qind të GDP-së, në subvencione për vit. Në vitin 2011, qeveria bleu prapë centralin e çelikut të Serbisë nga U.S. Steel për të shmangur mbylljen e saj dhe humbjen e mbi 5,500 vendeve të punës, duke marrë kështu për barrë pagesat e punëtorëve dhe një nivel minimal të humbjes së prodhimit.

Qeveria e cila u mundua ta mbajë deficitin e saj buxhetor nën pesë për qind të prodhimit, ka premtuar se do t’i frenojë subvencionet dhe ristrukturimin e kompanive shtetërore. Por kjo do të marrë kohë.

“Ekonomia nuk është si një biçikletë”, tha Ministri i Ekonomisë Sasa Radulovic, në një konferencë për shtyp. “Ju nuk mund të ktheni timonin lehtë në një drejtim tjetër”.

Transicioni në një ekonomi të tregut ka qenë e dhimbshme por kombet zgjedhën përqafimin si shenjë solidariteti. Papunësia në Serbi është 24 për qind, në Bosnje 27.5 për qind.

“Ata do ta kuptojnë se ndryshimet janë të pashmangshme dhe se disa industri do të zhduken”, tha Hrvoje Stojic, ekonomist në bankën Hypo Alpe Adrian në Zagreb.

Duke qëndruar jashtë bisedimeve për hyrje në BE, Serbia dhe Mali i Zi kanë nevojë të shohin vetëm drejt anëtarit ish-Jugosllavisë, Kroacisë, anëtari më i ri i BE-së, për t’i parë se çfarë i pret. Aty ku qeveria ka hequr dorë nga kontrolli i gjerë mbi ekonominë, më saktësisht mbi industrinë e saj të çmuar për ndërtimin e anijeve.

Qeveria harxhoi 5 miliardë euro në ndërtimin e anijeve për 15 vjet rresht, dhe pastaj i dha ato përpara se të bashkohet me BE’në në korrik. Papunësia u rrit nga 17.7 për qind vitin e kaluar deri në 18.4 për qind sot, dhe aty është një shenjë e vogël për krijimin e vendeve të punës.

Në Podgoricë veterani i KAP-it, Dragan Drobnjak, me 32 vjet përvojë pune, kujton kohën kur restoranet ishin të mbushura me punëtorë dhe zinxhiri i prodhimit funksiononte që nga përpunimi i aluminit e deri te kabllot elektrike dhe folitë e holla të mbështjellësve të çokollatave.