Gjigantët anglezë pas Toures

Yaya Toure mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere. E ardhmja mesfushorit nga Bregu i Fildishtë mund të jetë ende në Angli, por në Chelsea ose Liverpool.

Sport

08/07/2014 20:17

Yaya Toure duket se nuk është i lumtur në Manchester City. Tabloidi britanik Daily Express shkruan se mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar të largohet nga Etihad Stadium, pasi nuk mund t’ua falë drejtuesve të klubit faktin se nuk e lëshuan të shkonte ta shihte për herë të fundit vëllanë e tij, Ibrahim, i cili ndërroi jetë në periudhën kur Yaya dhe vëllai i tij Kolo, ishin të angazhuar në Botëror.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, interesim për ish futbollistin e Barcelonës kanë shprehur dy skuadrat tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool, ndërsa në Francë atë e pëlqen Paris Saint-Germain.