Gjigantët anglezë pas Mandzukicit

Mario Mandzukic mund të largohet nga Bayern Munichu pas vetëm dy vjetësh. Futbollisti kroat ka qenë sulmuesi kryesor në dy sezone, por gjatë verës tek gjiganti bavarez pritet të zbarkojë sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Për këtë, mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë se 27 vjeçari duhet t’i bëjë balixhet gati gjatë verës,…

Sport

14/03/2014 15:00

Mario Mandzukic mund të largohet nga Bayern Munichu pas vetëm dy vjetësh.

Futbollisti kroat ka qenë sulmuesi kryesor në dy sezone, por gjatë verës tek gjiganti bavarez pritet të zbarkojë sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.

Për këtë, mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë se 27 vjeçari duhet t’i bëjë balixhet gati gjatë verës, pasi nuk do të ketë vend për të në formacionin bazë.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Express’, për Mandzukic janë të intersuara tri skuadra gjigante angleze.

Bëhet fjalë për Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Unitedin, të cilat janë të interesuara ta transferojnë futbollistin kroat. Të shohim se cila do të jetë zgjedhja e Mandzukic.