Gjetan Keta kryen matjet zyrtare para duelit me Feigenbutz (VIDEO)
Boksieri shqiptar Mike Gjetan Keta ka bërë matjet zyrtare në prag të përballjes së nesërme kundër gjermanit Vincent Feigenbutz.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/12/kkttk.jpg)
Sport
Nga matjet e bëra sot boksieri shqiptar peshoi më shumë se rivalit i tij. Mike Gjetan Keta 75.8 kilogram, kurse kundërshtari i tij peshoi 74.9.
Ata nesër do të luftojnë në Karlsruhe për titullin vakant IBF Intercontinental.
Keta përballjen e nesërme e vlerëson si ndeshje me shumë përgjegjësi, por që i sjell edhe kënaqësi të madhe.
“Të luftoj kundër Feigenbutzit për mua është kënaqësi, por njëherësh edhe kënaqësi. Kënaqësi, pasi çdo bokser dëshiron meçe të tilla dhe përgjegjësi, dhe sepse unë e respektoj çdo kundërshtar dhe nuk e nënçmoj. Vetëm atëherë jeni në gjendje të jepni më të mirën”, është shprehur Keta.