Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë – nuk është faji im

Debatet mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë të jenë të tensionuara, teksa dyshja po përballen me njëri-tjetrin për pritshmëritë dhe ndjenjat që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi. Gjatë spektaklit të së martës, prezantuesi Ledion Liço e pyeti Gjestin nëse i kishte dhënë ndonjë indikacion Eglit që mes tyre mund…

ShowBiz

18/03/2025 23:15

Debatet mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë të jenë të tensionuara, teksa dyshja po përballen me njëri-tjetrin për pritshmëritë dhe ndjenjat që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.

Gjatë spektaklit të së martës, prezantuesi Ledion Liço e pyeti Gjestin nëse i kishte dhënë ndonjë indikacion Eglit që mes tyre mund të kishte diçka më shumë.

Përgjigja e tij ishte e papritur: “Ne me u puth, jemi puthur, me flejt kemi fjetur, por diçka të madhe siç po e bën kjo, nuk i kam premtuar”.

Deklarata shkaktoi habi, ndërsa Gjesti vazhdoi më tej, duke ironizuar pritshmëritë e Eglit: “Tani një prekje që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë aty për aty. S’kam faj unë”.

Këto fjalë nxehën akoma më shumë situatën mes tyre, duke bërë që debati të marrë përmasa edhe më të mëdha. Egli, e dukshëm e revoltuar, u përpoq të mbante qëndrimin e saj, ndërsa Gjesti vazhdoi të minimizonte rëndësinë e lidhjes së tyre.

Përplasja e tyre tashmë ka dalë nga kuadri i një thjesht lidhjeje të ndërprerë, duke u kthyer në një betejë mes pritshmërive dhe interpretimit të momenteve që kanë kaluar bashkë. Mbetet për t’u parë si do të vijojë raporti mes tyre në ditët në vazhdim.