Gjesti madhështorë i Griezmann për të cilin po flasin të gjithë

Atletico Madrid të mërkurën mbrëma ka shënuar një fitore tjetër rutinore në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:0 Monacon.

Sport

29/11/2018 13:00

Me këtë fitore, skuadra e Diego Simeones ka konfirmuar vendin e parë në grup, duke kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Por, ngjarja kryesore në ‘Wanda Metropolitano’ u zhvillua pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Rolin kryesor në këtë ngjarje e luajti sulmuesi Antonio Griezmann, me një fëmijë që së njihte por që me protokoll duhej t’i qëndronte afër në rreshtimin e lojtarëve.

Antonio Griezmann derisa po intonohej himnin i Ligës së Kampionëve, u ulë në gjunjë për t’ia lidhur lidhëzat fëmijës entuziast.

Përveç që kjo video u bë viral, pamjet treguan edhe madhështinë njerëzore të Griezmann./Lajmi.net/