Gjesti i madh i Varane me Lopetegui pas shkarkimit të tij

Mbrojtësi i Real Madridit, Rapahel Varane, është treguar një profesionist i vërtetë pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Sport

28/12/2018 09:04

Trajneri spanjoll nuk pati jetëgjatësi të madhe në stolin e Real Madrid, duke u shkarkuar pak muaj pas marrjes së drejtimit të kësaj skuadre, si pasues i të suksesshmit Zinedine Zidane.

Rezultatet e dobëta në La Liga dhe humbja befasuese në Ligën e Kampionëve nga Cska Moscow, kanë bërë që Florentino Perez t’i tregojë derën e largimit trajnerit 52 vjeçar.

Pas shkarkimit të Lopetegui, mbrojtësi i Real Madrid, Rapahel Varane, ka bërë një gjest fisnik me trajnerin.

‘Marca’ shkruan se Varane pak ditë pas shkarkimit të Lopetegui, ka telefonuar trajneri për të pyetur për disponimin e tij, dhe për t’i kërkuar falje për paraqitjet e dobëta e tij në fushë, të cilat ndikuan në rezultatet e jo të mira te Real Madrid, dhe humbjen e punës nga trajneri, përcjell ‘lajmi.net’.

Mbrojtësi që fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi, filloi sezonin në La Liga larg formës së tij më të mirë, duke qenë fajtori kryesor në dy golat e fitores së Levantes në Bernabeu me rezultat 1:2./Lajmi.net/