Gjesti i jashtëzakonshëm i Nadal pas tragjedisë në Mallorca

Rafael Nadal ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm duke dhuruar donacion për viktimat e Mallorcas.

Sport

20/12/2018 23:01

13 persona kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në qytetin e Spanjës, Mallorca.

17 herë fituesi i Grand Slam ishte i përfshirë në pastrimin e të mbeturave të fatkeqësisë.

Ai ka vazhduar ndihmën e tij edhe në një formë tjetër, duke dhuruar 1 milion euro për të prekurit nga Sant Llorenc des Cardassar, transmeton lajmi.net.

“Është një ndihmë nga një person që është shumë special për ne. Dikush që tregon dashurinë e tij të pafund për vendin tonë” ka thënë majori i Sant Llorenc, në një letër të hapur.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga tragjedia e Spanjës, si dhe Videon ku shihet Nadal duke ndihmuar autoritetet spanjolle. /Lajmi.net/