Gjesti fantastik i Portos merr vëmendjen e të gjithëve
Kampionati i futbollit në Portugali është rikthyer, me Porton dhe Benfican që do të vazhdojnë garën për titull.

Sport
Rikthimi i futbollit në fushë nuk doli të jetë gjëja më e mirë për Porton, që u mposht 2:1 nga Famalicao, shkruan lajmi.net.
Por, Porto u përkujdes të dërgojë një mesazh të madh në këtë ndeshje.
Sponsori i Portos, ‘Super Bock’, ka pranuar që t’i ndryshohet emri në fanellë në ‘Super Doc’ (Super doktorët), si shenj mirënjohje dhe respekti për gjithë stafin mjekësorë për punën e bërë gjatë kohës së pandemisë.
Një akt vërtetë mahnitës, si nga Porto ashtu edhe nga sponsori i tyre./Lajmi.net/