Gjermanja e vogël ndanë ëmbëlsirat me vajzën e vogël siriane (VIDEO)

Ky është momenti kur një vajzë e vogël gjermane ndau ëmbëlsirat e saj me të sapo arriturën siriane në Gjermani.

Bota

09/09/2015 16:51

Sipas Dailymail, vajza e vogël është në mesin e mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë arritur në Gjermani për një ambient të sigurt, këtë vikend.

Gjermania ka pranuar një numër shumë të madh të refugjatëve dhe është pikërisht kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka ftuar vendet fqinje që të tregojnë solidaritet, transmeton lajmi.net.

Në të dyja vendet, në Munich dhe Berlin refugjatët janë mirëpritur me ushqime dhe donacione përfshirë edhe rroba, teksa vendi ka pranuar 10 mijë refugjatë në vetëm një ditë./lajmi.net/

 

YouTube player