Gjermani–SHBA, formacionet e mundshme
Gjermania dhe SHBA-të do ta kërkojnë sot kualifikimin në të tetën e finales, pas përballjes në mes vete. Një barazim i mundshëm do t’ju mjaftonte të dyja ekipeve për të shkuar tutje.

Sport
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin të kënaqura me një barazim sot, në përballjen në mes tyre, pasi nga një pikë do t’u mjaftonte secilës skuadër, për të depërtuar në të tetën e finales së Botërorit.
Por, të dyja skuadrat janë zotuar se nuk do të ketë marrëveshje dhe se do ta kërkojnë fitoren në Grupin G, xhiroja e fundit. Shkodran Mustafi pritet të startojë nga minuta e parë për ekipin e Joachim Loew. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.
Formacionet e mundshme:
SHBA (4-5-1): Howard; Johnson, Besler, Cameron, Beasley; Bedoya, Bradley, Beckerman, Jones, Zusi; Dempsey.
Gjermania (4-3-3): Neuer; Mustafi, Mertesacker, Hummels, Howedes; Khedira, Lahm, Kroos; Ozil, Muller, Goetze.