Gjermania zbret numrin e rasteve ditore me COVID-19 në 242

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

04/06/2020 08:57

Gjermania regjistroi më pak raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara sesa në një ditë më pare. Ndërsa shifra e rasteve me COVID-19 e Gjermanisë u rrit me 242 në 184,121, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, pati 39 vdekje të reja. Që nga fillimi i pandemisë 8.602 njerëz kanë vdekur në Gjermani nga koronavirusi.

Për më tepër, 844 ishin regjistruar se kishin marrë shërim nga COVID-19 pasi numri i përgjithshëm i pacientëve për të treguar më gjatë simptoma të virusit u rrit në 167.435. /Lajmi.net/