Gjermania udhëheq me numrin e medaljeve të arta në Sochi

Për nga numri i përgjithshëm i medaljeve në Lojrat Olimpike të Sochi’t, SHBA dhe Rusia udhëheqin me nga 18 medalje. Por, Gjermania është e para në garën për medaljet e arta.

Sport

17/02/2014 23:37

Gjermania e rriti të hënën numrin e medaljeve të arta në Lojrat Olimpike të Sochi’t pas fitores së ekipit gjerman në garat e kërcimit me ski. Deri me sot Gjermania ka fituar gjithsej tetë medalje të arta, katër prej të cilave janë fituar në garat me sajë.

SHBA, Rusia, Norvegjia dhe Holanda ndjekin prapa Gjermaninë me nga pesë medalje të arta në Lojrat Dimërore Opimpike të Sochi’t.

Në garën e përgjithshme, SHBA dhe Rusia barazojnë me nga 18 medalje.