Gjermania U21 që ishte ndalur nga Kosova, e mposht 6:1 Serbinë në Kampionatin Evropian

Kombëtarja U21 e Gjermanisë që ishte ndalur në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë nga Kombëtarja e Kosovës U21, ka shkatërruar Serbinë në Kampionatin Evropian për të rinj.

Sport

20/06/2019 23:30

Gjermanët në ndeshjen e vlefshme për grupin B, kanë mposhtur 6:1 Kombëtaren e Serbisë.

Gian-Luca Waldschmidt me tri gola, Marco Richter, Mahmoud Dahoud dhe Arne Maier me nga një gol, shënuan për këtë fitore të thellë të Gjermanisë.

Me këtë fitore, Gjermania U21 kryeson grupin B me gjashtë pikë.

Kjo kombëtare e Gjermanisë në rrugën kualifikuese për Kampionatin Evropian ka qenë në grup me Kosovën.

Ndeshjen e parë gjermanët në shtëpinë e tyre e kishin fituar pas shumë vuajtjeve me rezultat 1:0, ndërsa ndeshja e kthimit e zhvilluar në Mitrovicë kishte përfunduar 0-0./Lajmi.net/