Gjermania s’ka rehati, shkallë e lartë e infeksioneve me COVID-19

Lothar Wieler nga RKI insistoi se shkalla e infeksioneve me COVID-19 në Gjermani vazhdon të jetë shumë e lartë.

Bota

03/12/2020 14:00

Situata e koronavirusit në Gjermani mbetet “e tensionuar”, paralajmëroi të enjten kreu i agjensisë së sëmundjeve infektive të vendit, Instituti Robert Koch (RKI), raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Lothar Wieler tha se pavarësisht suksesit të Gjermanisë në javët e fundit për të stabilizuar numrin e infeksioneve, “rastet në vend” mbeten shumë të larta”.

Wieler vazhdoi duke thënë se “numri i të vdekurve në Gjermani po rritet nga java në javë” dhe “në disa rajone, spitalet janë në prag të tejkalimit të kapaciteteve”.

Veçanërisht shqetësuese është përhapja e infeksioneve të koronavirusit në shtëpitë e kujdesit ku, sipas Wieler, shumë pacientë të moshuar mbi 80 vjeç janë në rrezik.

“Ne duhet të mbrojmë të moshuarit,” tha ai, duke treguar statistikat që tregojnë se “çdo person i pestë me COVID-19 në shtëpitë e kujdesit rrezikon të vdesë”.

Kreu i njësisë së mbikëqyrjes së RKI, Ute Rexroth, paralajmëroi se virusi po qarkullon në nivele veçanërisht të larta midis grupmoshës nga 15 deri në 29 vjeç dhe po përhapet në brezin e moshuar. “Shkalla e incidenteve duhet të ulet,” tha ai, transmeton lajmi.net.

Të enjten, Gjermania regjistroi 22,046 infeksione të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,106,789, sipas të dhënave të RKI. Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 479 në 17,602. /Lajmi.net/