Gjermania shkon drejt rrafshimit të kurbës me më pak se 1,500 vdekje

Gjermania sot pësoi një rënie drastike të numrit të vdekjeve të përditshme dhe numrin e rasteve.

Bota

06/04/2020 21:50

Zyrtarët shëndetësorë regjistruan vetëm 3,677 raste të reja – totali më i ulët që nga 22 mars – dhe 92 vdekje, dita me më së paku viktima në javën e fundit, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Por Gjermania, e cila ka regjistruar më pak se 1.500 vdekje, nuk është i vetmi vend evropian shpërthimi i të cilit iu është rrafshuar kurba.

Të dhënat e mbledhura nga Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu tregojnë se shpërthimi i virusit vdekjeprurës nga Italia po ngadalësohet ose të paktën po stabilizohet.

Spanja, Belgjika, Norvegjia dhe Austria të gjitha gjithashtu duket se kanë rrafshuar kurbën në dyjavëshin e fundit. /Lajmi.net/