Gjermania shënon rritje të rasteve ditore me COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

29/05/2020 08:51

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 741 në 180.458, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Shifra e re shënon rritje nga një ditë më parë kur u shënuan 353 raste të reja me COVID-19 në Gjermani.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 39 në 8.450, tregoi raporti. /Lajmi.net/