Gjermania rrit tatimin për fluturim me aeroplan në relacione të shkurtra

Qeveria gjermane planifikon ta rritë tatimin për fluturim me aeroplan në relacione të shkurtra në 74 për qind si pjesë e masave për ruajtjen e mjedisit.

Bota

16/10/2019 13:08

Projekt-ligji, i cili gjithashtu përfshin një rritje të taksave për fluturimet më të gjata se 2.500 kilometra, duhet të miratohet nga qeveria sot, tha një burim qeveritar për AFP.

Në veçanti, nga prilli 2020 shteti do të marrë 13.03 euro për biletë për një fluturim të shkurtër, ndërsa tani është 7.50 euro. Për fluturimet prej 2.500 deri në 6,000 kilometra, taksa do të jetë 33,01 euro, tani 23.43, dhe për fluturimet me distanca të gjata do të rritet nga 42.18 euro aktuale në 59.43.

Në total, këto taksa duhet të sjellin një shtesë 740 milionë euro në vit për shtetin gjerman dhe më shumë sesa të kompensojnë efektin e zvogëlimit të TVSH-së në biletat hekurudhore nga janari i vitit 2020, kur taksa e hekurudhave në distanca të gjata do të ulet në vetëm shtatë për qind nga 19 për qind e tanishme. Kjo normë e re, më e ulët është tashmë në vend për udhëtime më të shkurtra në tren.

“Ne nuk mund të lejojmë që Gjermania të mos humbasë përsëri qëllimet e saj mjedisore,” tha ministrja e Mjedisit Svenia Schulz javën e kaluar kur u paraqit projektligji për klimën.

“Objektivat e klimës në Gjermani po bëhen ligjërisht të detyrueshme për herë të parë,” shtoi ajo.

Gjermania, si ekonomia e parë evropiane, nuk do të arrijë objektivin 40 për qind të vitit të ardhshëm për emetimet e dyoksidit të karbonit, transmeton KosovaPress.

Gjermania dëshiron një ulje prej 55 për qind të emetimeve të gazrave serë në dhjetë vjet, por kjo do të ishte mbi nivelet e 1990, dhe dëshiron 65 për qind të pjesës së rinovuar në prodhimin e saj të energjisë. Për ta arritur këtë, në Gjermani do të vendoset një sistem “tregtimi i emetimeve” për ndotjen, veçanërisht për transportin dhe shërbimet publike.