Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Gjermania regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

8:28 | 14 Janar 2021

Gjermania ka regjistruar mbi 25 mijë raste të reja me koronavirus.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 25,164 në 1,978,590, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i të vdekurve u rrit me 1,244 në 43,881, tregoi numri. /Lajmi.net/