Gjermania regjistron 922 raste të reja me COVID-19

Gjermania ka regjistruar më pak se 1000 raste të reja me COVID-19.

Bota

21/09/2020 12:40

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 922 në 272,337, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 9,386, tregoi shifra. /Lajmi.net/