Gjermania po paguan shtetet afrikane për kthimin e refugjatëve

Organizata që angazhohet për t’u dalë në ndihmë refugjatëve “Pro Azyl”, ka akuzuar Gjermaninë se ka stimuluar financiarisht disa ambasada të shteteve afrikane që të pranojnë refugjatët e shteteve të treta, të refuzuar nga Gjermania dhe pa pëlqimin e tyre.

Bota

31/01/2016 00:01

Berlini zyrtar ka shtuar shtuar masa të reja mbi marrëveshjet për riatdhesim, pas “korruptimit” dhe zhvillimeve me shtetet afrikane në mënyrë që të deportojë azilkërkuesit në këto vendi, pa marrë parasysh vendin e tyre të origjinës.

“Marrëveshjet shtyjnë vendet afrikane që të pranojnë qytetarët e tyre, të cilëve ju ka refuzuar kërkesa e azilit nga Gjermania. Por, po ashtu, shtynë disa prej shteteve që të pranojnë azilkërkues të refuzuar që nuk vijnë nga shtetet e tyre, por që kanë kaluar transit nëpër ato shtete”, ka thënë Max Pichl, nga kjo organizatë./ K.P.