Gjermania përkujton 80 mijë viktimat e koronavirusit

Gjermania përkujton sot në një ceremoni kombëtare 80 mijë viktimat e koronavirusit. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier do të marrin pjesë në një meshë në kishën Kaiser Wilhelm në Berlin, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë bombardimeve në 1943, mbetjet e të cilave janë përfshirë në një memorial anti-luftë.

Bota

18/04/2021 16:10

Ata do të marrin pjesë në një ceremoni në Konzerthaus në kryeqytet, ku presidenti do të mbajë një fjalim.

Me masat anti-Covid akoma në fuqi që kufizojnë grumbullimet, ceremonitë do të transmetohen drejtpërdrejt në televizionin publik.

“Në cilësinë e presidentit, unë besoj se është shumë e rëndësishme për ne që të ndalemi dhe t’u themi lamtumirë me dinjitet atyre që vdiqën gjatë pandemisë, përfshirë ata që nuk ranë viktima të virusit, por që për shkak të tij vdiqën të vetmuar. Pas çdo numri, ekziston një jetë”, tha presidenti Steinmeier, shkruan A2.

Udhëheqësit e 16 Landeve rajonalë u kërkuan qytetarëve të bashkohen në kujtesë duke ndezur qirinj në dritare gjatë gjithë fundjavës.