Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, këto janë profilet më të kërkuara

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Bota

16/08/2019 20:53

Siç raporton RTL.de, ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.

Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune.

Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.

Gjithashtu mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët. /Telegrafi