Gjermania ndërton kamp për Botëror

Nëse duhet t’i besojmë të përditshmes gjermane Bild, atëherë në Kampionatin botëror 2014 do të ndodhë diçka vërtetë e pazakonshme. Të pakënaqur me gjendjen e hotelit dhe kampit ku i është caktuar të qëndrojë gjatë garës së vitit të ardhshëm në Brazil, Federata e Futbollit të Gjermanisë planifikon të ndërtojë një hapësirë më të mirë…

Sport

13/12/2013 11:42

Nëse duhet t’i besojmë të përditshmes gjermane Bild, atëherë në Kampionatin botëror 2014 do të ndodhë diçka vërtetë e pazakonshme.

Të pakënaqur me gjendjen e hotelit dhe kampit ku i është caktuar të qëndrojë gjatë garës së vitit të ardhshëm në Brazil, Federata e Futbollit të Gjermanisë planifikon të ndërtojë një hapësirë më të mirë dhe ta shfrytëzojë atë gjatë Botërorit.

Kampi i skuadrës gjermane planifikohet që brenda gjashtë muajsh të ndërtohet në fshatin Santo Andre, në Bahia.

Aeroporti më i afërt është vetëm 15 minuta larg, kurse udhëtimi më i gjatë që do ta bëjë skuadra për ndeshjet e fazës së grupeve është 1700 kilometra deri në Fortaleza, kurse më i shkurti 700 në Salvador.

Iniciativën për këtë e ka marrë selektori i Gjermanisë, Joachim Low pasi nuk u nda i kënaqur me opsionet e ofruara nga shteti nikoqir. Kujtojmë se Gjermania do të garojë në Grupin G së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.