Gjermania me një mungesë të madhe ndaj Holandës

Gjermania do të futet në takimin kundër Holandës, me një mungesë të madhe.

Sport

17/11/2018 17:13

Mesfushori sulmues i PSG, Julian Draxler nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin Joachim Loë, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Me fitoren që Holanda shënoi kundër Francës, Gjermania edhe matematikisht ka humbur shanset për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Me një fitore eventuale kundër Gjermanisë, apo edhe me barazim, Holanda do të kalonte në fazën tjetër duke lënë jashtë Francën.

Mungesa e Draxler sigurisht se do të jetë lajm i mirë për kampin e Ronald Koeman.

Kurse për trajnerin e “panzerëve” lajm i mirë është rikthimi i plotë i Marco Reus. /Lajmi.net/