Gjermania humb Reusin, thërret Mustafin
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është ftuar në ekipin e Gjermanisë për Kampionatin botëror, pas lëndimit të sulmuesit Marco Reus, i cili ka humbur garën në Brazil.
Sport
Mesfushori ofanziv i Gjermanisë, Marco Reus do të mungojë në Kampionatin botëror për shkak të lëndimit në ligamentet e nyjës së këmbës në miqësoren kundër Armerisë të premten, dhe është zëvendësuar nga mbrojtësi Shkodran Mustafi, ka njoftuar ekipi të shtunën.
Reus u dëmtua në fitoren 6:1 në Mainz dhe u dërgua në spital ku u diagnostikua me lëndim. Gjermania do të ndeshet me Ganën, Portugalinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Grupin G, dhe niset për në Brazil të shtunën në mbrëmje.
Reus kaloi një edicion të shkëlqyeshëm në Dortmund dhe ishte futbollist kyç i Gjermanisë në synimet për të fituar titullin e parë ndërkombëtar pas 18 vjetësh.
Kurse, Mustafi ishte pjesë e ekipit të gjerë por nuk u inkuadrua në skuadrën përfundimtare. Anëtari i Sampdorias përfitoi nga fatkeqësia e Reusit dhe do të luajë në Brazil.