Gjermania, favorite në Botëror
Arjen Robben e ka favorizuar Gjermaninë, për ta fituar Botërorin e Brazilit. Sipas mesfushorit holandez, ekipi i Joachim Loew i ka të gjitha mundësitë për ta arritur këtë.

Sport
Futbollisti holandez, Arjen Robben thotë se Gjermania është favorite për ta fituar Botërorin e Brazilit.
Tri herë kampioni i botës e shkatërroi Portugalinë, 4:0, në ndeshjen e parë të Grupit G, para se të barazojë me Ganën 2:2.
Tash, gjermanëve u nevojitet vetëm një pikë ndaj SHBA-ve të enjten, për të përparuar në të tetën e finales.
Dhe, ylli i Bayern Munichut beson se skuadra e Joachim Lowë i ka ato që nevojiten, për ta fituar titullin e katërt të kampionit.
“Gjermania është favoriti im për Botëror. Ata po luajnë mjaft mirë”, deklaroi fillimisht mesfushori holandez.