Gjermania e vendosur të qetësojë raportet me Turqinë

Gjermania është shprehur e vendosur për të ulur tensionet me Turqinë, pas disa polemikave për ndalimin e tubimeve të komunitetit turk në disa qytete të Gjermanisë.

Bota

06/03/2017 15:16

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se raportet ndërshtetërore duhet të normalizohen sikur kanë qenë më herët, shkruan Anadolu Agency.

“Besoj fuqishëm se detyra jonë është të ulim tensionet me Turqinë, dhe të normalizojmë raportet”, u shpreh Sigmar, transmeton lajmi.net

Marrëdhëniet u acaruan tej mase sidomos gjatë ditëve të fundit, kur vendimet e Qeverisë gjermane për ndalimin e atyre tubimeve Erdogan i krahasoi me periudhën naziste.

Tubime të tilla të turqëve po synohen të bëhen, që të rritet përkrahja ndaj ndryshimeve kushtetuese në Turqi, e që do të rriste kompetencat e Tayip Erdoganit si president. /Lajmi.net/