Gjermania duhet të kundërshtojë racizmin dhe antisemitizmin, thotë presidenti gjerman

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se gjermanët duhet të kundërshtojnë racizmin dhe antisemitizmin.

Bota

13/02/2020 19:18

Ai i bëri komentet gjatë në një përkujtimi të 75 vjetorit të bombardimit të Dresdenit nga forcat aleate, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Nga 13-15 shkurt 1945, qindra aeroplanë britanikë dhe amerikanë bombarduan Dresdenin.

Si pasojë e sulmeve ishin vrarë 25,000 njerëz.

Shumë udhëheqës të vendeve aleate të asaj kohë, thanë se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për bombardimet naziste të qyteteve britanike gjatë luftës.

Gjatë adresimit të presidentit gjerman, mijëra banorë formuan një rreth të “paqes dhe tolerancës” ndërsa binin këmbanat e kishave, përcjell rel.

Steinmeier kërkoi të krijonte një ekuilibër midis nderimit të të vrarëve në sulmet ajrore, ndërsa theksoi përgjegjësinë e Gjermanisë për luftën.

Policia po përgatitet për një demonstrim të madh nga neo-nazistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë më 15 shkurt.

“Nacionalizmi i ringjallur dhe populizmi i krahut të djathtë po rrezikojnë gjithnjë e më shumë kulturën demokratike të përkujtimit” tha kryetari i komunës së Dresdenit, Dirk Hilbert në radion lokale.

E përditshmja rajonale Saechsische Zeitung shkroi me akuza ndaj elementëve të krahut të djathtë për përdorimin e përkujtimeve “për të minimizuar krimet e luftës gjermane”.