Gjermania do t’i dëbojë refugjatët në vende më të varfra evropiane

Kushtet e vështira e ekonomia e dobët nuk janë arsye që azilkërkuesit të mos dëbohen në ato vende. Përjashtim bëjnë vetëm rastet më ekstreme, ku individit do t’i mohoheshin elementet më bazike si ushqimi, strehimi dhe higjiena, kanë thënë gjykatësit në Luksemburg

Bota

21/03/2019 08:14

Sipas gjykatës më të lartë të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se Berlini ka të drejtë t’i dëbojë azilkërkuesit në vende të tjera të bllokut edhe nëse ata janë nën kushte të vështira.

Dëbimi i azilkërkuesve nuk mund të bëhet vetëm në kushte më ekstreme.

Gjykata e Lartë Evropiane për Drejtësi ka sqaruar kushtet dhe mundësitë se kur Gjermania mund t’i dëbojë azilkërkuesit në vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Gjykatësit me bazë në Luksemburg kanë marrë vendim se kushtet e vështira të jetesës të vendeve të tjera nuk janë arsye të mjaftueshme për ta bllokuar dëbimin e azilkërkuesve.

Çka ka thënë Gjykata e Evropiane e Drejtësisë?

Kushtet e vështira e ekonomia e dobët nuk janë arsye që azilkërkuesit të mos dëbohen në ato vende. Përjashtim bëjnë vetëm rastet më ekstreme, ku individit do t’i mohoheshin elementet më bazike si ushqimi, strehimi dhe higjiena, kanë thënë gjykatësit në Luksemburg. Brenda këtij vendimi nuk përfshihet “Varfëria e skajshme” ose dëshira për të pasur standarde gjermane të jetesës. Gjykatësit kanë vënë në pah që sistemi evropian i azilkërkimit është i bazuar në besim reciprok se të gjitha vendet duhet t’i respektojnë të drejtat e njeriut. Gjykatësit gjithashtu kanë marrë vendim që nëse azilkërkuesve mund t’u refuzohet qëndrimi nëse tashmë janë duke përfituar nga ndonjë shtet evropian ku kanë shkuar fillimisht.

Cilat janë rregullat për azilkërkim në Bashkimin Evropian?

Nën Rregullatorin e Dublinit sipas Bashkimit Evropian azilkërkuesit mund të kërkojnë qëndrim në vendin e parë ku mbërrijnë. Në këtë rast ai vend është përgjegjës që t’i ofrojë mbrojtje dhe akomodim atij individi dhe ta shqyrtojë aplikimin e tij ose të saj për lejeqëndrim. Emigrantët të cilët kalojnë ilegalisht në vende të tjera mund të kthehen prapë në vendin në të cilin kanë arritur fillimisht dhe një transferim i tillë bëhet i mundshëm brenda gjashtë muajsh.

Si ka nisur kjo çështje?

Kjo çështje është hapur pasi gjykatësit gjermanë kanë kërkuar nga Luksemburgu që ta interpretojë bllokun e transferimit të azilkërkuesve dhe në cilat raste një gjë e tillë është e mundur, në cilat raste dhe për cilat kategori. Kjo pasi çështja e një burri nga Gambia, i cili fillimisht kishte kërkuar azil në Itali, ka shkuar në Gjermani dhe ka kërkuar një azil të dytë. Ai ka argumentuar që nuk duhet të kthehej mbrapsht në Itali për shkak të kushteve të vështira me të cilat përballen azilkërkuesit në Itali ose në vende të tjera si Italia. Raste të tjera përfshijnë refugjatë palestinezë të cilët kishin ardhur në Gjermani pasi fillimisht kishin kërkuar azil në Bullgari, në Çeki ose në Poloni.

Çfarë do të ndodhë tash?

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë i jep të drejtë Gjermanisë që të mundë t’i kthejë mbrapsht azilkërkuesit, të cilët e kanë zgjedhur Gjermaninë si vendin e dytë për të kërkuar azil. Gjithsesi vendimi final mbi fatin e azilkërkuesve do të jetë përfundimisht në duar të gjykatësve federalë gjermanë.

Nga ana tjetër, është e paqartë se si do të përgjigjen vende si Italia, Polonia ose Hungaria, pasi do të duhet t’i shqyrtojnë aplikacionet e azilkërkuesve të cilët kanë ikur në Gjermani dhe të cilët tashmë e kanë ndaluar ardhjen e azilkërkuesve. Vitin e kaluar Gjermania i ka transferuar mbi 8.000 azilkërkues në vende të tjera të Evropës, shumica e të cilëve ishin dërguar në Itali. Pjesa tjetër ishin dërguar në Greqi, kurse asnjë s’ishte pranuar në Hungari.

Shqetësimet rreth të drejtave njerëzore.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë argumentuar që kushtet e jetesës në disa vende si Greqia janë tejet të papërshtatshme për refugjatët. Ata kanë thënë që Gjermania në vend se t’i dërgojë mbrapsht azilkërkuesit duhet ta shqyrtojë aplikimin e tyre.

Deri tash Gjermania e ka kthyer vetëm një numër shumë të vogël të azilkërkuesve në Hungari, Bullgari dhe Greqi, thuhet nga Ministria e Brendshme, e cila gjithashtu ka shprehur shqetësimin e saj që nuk dihet nëse vendet tjera po e respektojnë ligjin evropian të azilkërkuesve. Komisioni Evropian si pjesë e krahut të djathtë të Bashkimit Evropian e ka dërguar Hungarinë në gjykatë për shkak të refuzimit dhe thyerjes së ligjeve të sistemit evropian të azilkërkimit të shkaktuar nga kryeministri Viktor Orban. Kjo çështje ende nuk ka marrë vendim final. /DW