Gjermania do të mirëpres edhe 40 mijë refugjatë

Në shtetin gjerman pritet që gjatë vikendit të arrijnë edhe 40 mijë refugjatë, thonë zyrtarët. Shifër kjo sa dyfishi i numrit që hynë në këtë vend vikendin e kaluar.

Bota

12/09/2015 14:44

Shumica pritet që të hynë në qytetin jugor të Munichut, por ka shqetësime rreth asaj se si ky vend do t’ia dalë me fluksin tjetër, shkruan BBC.

Gjermania është kthyer në një vend atraktiv për refugjatët sirianë. Kryetari i bashkisë së Munichut, Dieter Reiter, ka kërkuar në mënyrë urgjente që rajonet tjera gjermane të bëjnë më shumë në akomodimin e refugjatëvë të rinj, transmeton lajmi.net.

Ai e ka përshkruar si skandaloze, dështimin e rajoneve tjera për të  ndihmojnë rreth akomodimit./lajmi.net.