Gjermania dërgoi 20 policë në kufirin Hungari-Serbi

Gjermania ka njoftuar sot se ka dërguar 20 policë në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë për të ndihmuar në kontrollin e azilkërkuesve që duan të hyjnë ilegalisht në vendet e BE-së, veçmas në Gjermani.

Lajme

12/02/2015 18:26

BE po regjistron rritje të madhe të qytetarëve kosovarë të cilët po arrijnë deri në vendet e Unionit Evropian, veçmas pasi është lehtësuar kalimi i qytetarëve kosovarë nëpër Serbi, transmeton lajmi.net, shkrimin e agjencisë së lajmeve Reuters.

Një nga detyrat e 20 policëve gjermanë në kufirin Hungari-Gjermani është që të ndihmojnë në kontrollimin afatgjatë të kufirit, njoftoi MPB-ja gjermane.

Kjo ministri gjermane po ashtu ka sinjalizuar se do të mund të shqyrtonte ndryshimin e ligjit për lehtësimin e deportimit të azilkërkuesve kosovarë, duke shtuar se kjo megjithatë tash për tash nuk është prioritet.