Gjermani, tregu i shitjeve me pakicë shënon rënien më të madhe që nga 2007

Gjatë muajit prill shitjet e veshjeve pësuan rënie të ndjeshme për shkak të mbylljes së dyqaneve gjatë shpërthimit të koronavirusit në vend.

Lajme

29/05/2020 23:55

Dyqanet që shesin veshje, këpucë, tekstile dhe artikuj prej lëkure shënuan një rënie me më shumë se 70 %, pavarësisht se disa u lejuan të hapen në fund të muajit.

Sipas statistikave zyrtare të lëshuara sot, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shitjet me pakicë ranë me 6,5 %.

Në krahasim me marsin, shitjet ranë me 5 %, rënia më e madhe që nga janari 2007.

Dyqanet e ushqimeve dhe pijeve, që u lejuan të qëndrojnë të hapura gjatë kufizimit, shënuan rritje të shitjeve në prill me 6,2 %.