Gjermani, s’ka rikthim të tifozëve në stadiume

Radioja publike gjermane “Deutche Welle” shkruan se ky vend po shkon drejt përgjigjes negative për rikthimin e tifozëve të futbollit nëpër stadiume, duke vijuar me masat aktuale të parandalimit të përhapjes së Covid-19:

Sport

11/08/2020 13:30

“Edhe pse me numër të kuzuar, klubet e Bundesligës dëshirojnë ta llojnë sezonin e ri me tifozë në stadiume. Por politika ende ngurron. Politikanët gjermanë e refuzuan për momentin dëshirën e Bundesligës për t’u lejuar tifozëve të rikthehen në stadiume, të paktën pjesërisht. “Mijëra spektatorë në stadiume – kjo nuk përputhet me nivelin aktual të infeksioneve, – shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter . – ”Tani është e rëndësishme të mos u hyjmë rreziqeve të shmangshme. Koncepti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFL) është i mirë në teori, por në rastin e pandemisë, ajo që ka rëndësi është realiteti në praktikë”.

Megjithatë, politikanët do të diskutojnë edhe një herë në fund të gushtit për konceptin e DFL-së. Ky parashikon që llimisht të lejohet në stadiume vetëm një numër i kuzuar tifozësh.

Po ashtu, në stadiume të mos lejohen pijet alkoolike dhe të shiten vetëm bileta të personalizuara, në mënyrë që në rast infeksioni të jetë e mundur të ndiqen më mirë dhe më shpejt zinxhirët e infeksionit dhe ai të ndërpritet. Edhe mjekët janë skeptikë.

Përveç shumë politikanëve, edhe Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” është kundër kthimit të tifozëve në stadiumet e Bundesligës. “Në radhët e tizëve mund të ketë ndonjë superpërhapës të virusit dhe ky mund të përhapet si zjarri”, – tha kryetarja e “Marburger Bund”, Susanne Johna, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Ajo e konsideron mundësinë e ngjitjes masive të virusit si rrezik real. “Ne i kuptojmë përpjekjet e DFL-së, por e konsideroj si jorealist konceptin e saj për të parandaluar ngjitjen e virusit. Nëse shënohet një gol, unë nuk mund ta imagjinoj se si tifozët do të qëndrojnë pa lëvizur në vendet e tyre. Në raste të tilla ata përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën”, – tha Johna.