Gjermani, policia vëzhgon 100 celula terroriste

Autoritetet në Gjermani janë duke vëzhguar 100 celula terroriste, ndërsa 350 persona janë nën hetime për arsye të lidhjeve të tyre me ekstremistët e IS-it. 

Bota

18/01/2015 10:06

Sipas shkrimit të gazetës Velt am zontag, që e transmeton lajmi.net, 100 celula terroriste janë të formuara nga grupe prej 10-80 anëtarë, të cilët përhapin online propagandën dhe mbledhin para për aksione terroriste.  

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Mass deklaroi per gazetën Bild am zontag se nën hetime janë 350 persona për arsye të lidhjeve të mundshme me islamikët sunitë të Shtetit Islamik, që vepron në Siri dhe Irak.

BBC më herët ka njoftuar se 600 shtetas gjermanë, si dhe mbi 1,300 ish francezë momentalisht janë duke luftuar në Siri dhe Irak.