Gjermani Peter Bayer fiton përballë ish- spiunit rus, zgjedhet raportues për Kosovën

Peter Bayer (CDU) nga Gjermania, është zgjedhur raportues për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajme

14/11/2019 14:13

Bayer është zgjedhur raportues për Kosovën duke marrë 33 vota, përballë kundërkandidatit tjetër, ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, i cili ka marrë 6 vota.

Kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus, kanë lobuar fuqishëm Xhavit Haliti, shef i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ervin Bushati nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Halilit:

Një lajm super i mirë për Kosovën!

Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.

I falënderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Një falënderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmeti( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën. /Lajmi.net/