Gjermani, lirohen të dyshuarit për sulmin në zyret e AfD-së

Autoritetet gjermane kanë liruar tre të dyshuar për shpërthimin jashtë zyrës së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Bota

05/01/2019 16:24

Policia ka thënë se të dyshuarit janë liruar pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme që t’i mbajnë në paraburgim.

Prokurorët nuk kanë dorëzuar kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve – që të tre shtetas gjerman- lidhur me sulmin në qytetin Doebeln.

Shpërthimi në afërsi të zyreve të AfD-së ndodhi më 3 janar. Nga ky shpërthim pati dëme materiale, por asnjë person nuk u lëndua.

Autoritetet gjermane njoftuan se task-forca për terrorizëm dhe ekstremizëm janë përfshirë në hetimin e këtij sulmi. Ata nuk kanë pranuar që të japin detaje se çfarë lloj eksplozivi është përdorur në këtë sulm.