Gjermani: Gjendet i vdekur 4-vjeçari nga Bosnja, 32-vjeçari pedofil rrëfen krimin (Foto)

Krim shtazarak ndaj një fëmije të një familje azilantësh është shënuar në Gjermani. Një person i arrestuar në Berlin, i dyshuar se ka rrëmbyer një fëmijë boshnjak 4-vjeçar ka pranuar se e ka vrarë atë. Por po ashtu, ai pranon se ka vrarë edhe një tjetër fëmijë me emrin Elia që ishte zhdukur në muajin korrik, kanë thënë sot prokurorët gjermanë.

Bota

30/10/2015 16:00

Një zëdhënës për prokurorinë e Berlinit beri me dije se një person 32 vjeçar pranoi se e ka vrarë fëmijën boshnjak të quajtur Mohamed Januzi, familja e të cilit kërkonte azil në Gjermani por gjatë rrëfimit ka zbuluar se ka vrarë dhe një fëmijë gjashtëvjeçar, të quajtur Elias nga qyteti Potsdam.

Mediat gjermane kanë raportuar se ai ka pranuar se e ka varrosur copa­-copa trupin e fëmijes Elias.

E përditshmja Bild ka raportuar se personi i arrestuar quhet Silvio B. Silvio B. u arrestua në banesën e tij në Brandenburg, pranë Berlinit, pasi ishte denoncuar në polici nga nëna e tij.

Policia tha se, i dyshuari ka rrëfyer se e ka vrarë Mohamed në datën 2 Tetor, një ditë pas rrëmbimit. Trupi i pajetë i fëmijës boshnjak është gjetur më vonë në automjetin e autorit.

aaaaaa

Mohamedi ishte zhdukur më 1 tetor, ndërkohë ishte duke pritur pranë zyrës së programit qeverisës për kujdes social me nënën e tij dhe dy vëllezër, raporton Reuters. Reuters shkruan se femija eshte boshnjak me origjine shqiptare.

aaaa

Policia gjermane tha dje se nuk ka të dhëna se i dyshuari nga Brandendubru në Gjermani kishte lidhje me grupet e krahut të djathtë ose ndonjë kontakt me qarqet ksenofobike. Burri i vriste dhe i priste në copa fëmijët pasi abuzonte seksualisht me ata.

Autoritetet gjermane po hetojnë për të zbuluar nëse ky burrë ka gisht në zhdukjen e një vajze të vogël të quajtur Inga.