Gjermani: Digjet qëllimshëm strehimorja për azilkërkues (Foto&Video)

Një sallë e sportit në një shkollë të Gjermanisë, që ishte planifikuar si strehimore për azilkërkuesit, është djegur qëllimshëm nga një sulm dyshues.

Bota

25/08/2015 15:53

Policia beson se zjarri në këtë sallë në veri të Berlinit është vënë qëllimshëm, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, raporton BBC.

Paraprakisht ka pasur disa protesta në këtë zonë kundër azilantëve, ku më të ashpra kanë qenë ato në afërsi të Dresdenit, me ç’rast janë lënduar shumë policë, transmeton lajmi.net.

YouTube player

Ndërkaq, sa i përket zjarrit të strehimores, policia fillimisht është përpjekur që ta paraqesë atë si aksident teknik, duke e pasur vështirë që të pranoj se zjarri është vënë qëllimshëm për të penguar strehimin e azilantëve. /lajmi.net

azil2 azil1 azil