Gjermanët frikësojnë Ronaldon

Dominimi i Gjermanisë ndaj Portugalisë, dhe dështimi i Cristiano Ronaldos në veçanti, është pasqyruar në karikaturën e Omar Momanit, të publikuar nga Goal.com.

Sport

17/06/2014 19:06

Fitorja e thellë e Portugalisë kundër Gjermanisë respektoi dështimin e Cristiano Ronaldos për të udhëhequr i vetëm skuadrën e tij, që nuk u ndihmua as nga qendërmbrojtësi Pepe, i cili u përjashtua në pjesën e parë të ndeshjes.

Dhe, fitorja e thellë e Gjermanisë me rezultat 4:0, ka bërë që dominimi ndaj Ronaldos në veçanti të jetë temë e karikaturës së Omar Momanit.

Numri 7 i Portugalisë është paraqitur i frikësuar, derisa rrethohet nga disa futbollistë të Gjermanisë.

Realizatori i het-trikut, Thomas Muller, golashënuesi tjetër Mats Hummels, por edhe Philipp Lahm nuk i kanë dhënë zgjidhje Ronaldos, që duhet të shpresojë në fat më të mirë në dy ndeshjet e ardhshme të Grupit G kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ganës.