Gjermanët akuzojnë Guardiolën

Strategia e lojës së trajnerit Pep Guardiola është kritikuar ashpër nga mediet gjermane, pas eliminimit të turpshëm të Bayern Munichut nga Real Madrid, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2014 16:25

“Turpërim”, fjala e përzgjedhur në titullin e gazetës Bild, pas humbjes së Bayern Munichut me rezultat 4:0 në Allianz Arena nga Real Madrid në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në qendër të kritikave për kapitullimin e gjigantit bavarez ka përfunduar trajneri Pep Guardiola, i kritikuar edhe pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu ku skuadra e tij dominoi me posedim por nuk arriti të shënojë.

Bild ka paraqitur numrin e rotacioneve të “tepruara” pas triumfit të hershëm në Bundesligë.

“Real Madrid ka spikatur strategjinë e gabuar të Guardiolës”, shtoi T-Online. “Në vend të tiki-taka, Bayernit iu nevojit një taktikë”, ishte komenti nga Suddeutsche Zeitung.

Por, pa e kritikuar Guardiolën nuk e ka lënë as Die Welt. “Futbollistët e Bayernit ishin aq shumë të brengosur për të mbajtur topin dhe të bëjnë pasime të sakta, sa që harruan se objektivi ishte përmbysja e rezultatit nga ndeshja e parë”.

Si do qoftë, Guardiola dhe Bayern pësuan një prej humbjeve më të rënda si nikoqir.