Gjergjaj kundër Haye (FOTO)

Arnold Gjergjaj do të boksojë kundër ish kampionit të botës, David Haye.

Sport

30/03/2016 09:16

Boksieri kosovar Arnold Gjergjaj do të boksojë kundër ish kampionit të botës, David Haye.

Dueli do të zhvillohet me në sallën “O2 Arena” të Londrës, e cila ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve.

Meçi është zyrtarizuar nëpërmjet një posteri ku shihen dy boksierët si rival të njëri tjetrit, përcjell “Lajmi.net”.

Gjergjaj, deri tani ka 21 fitore në 29 ndeshje në boksin profesionist.

Kurse, Haye ka 27 fitore nga 29 meçe të deritashme.