Gjërat seksi pas seksit

Pasi keni kryer një marrëdhënie seksuale ju mund të bëni disa gjëra tjera seksi pas saj, të cilat janë me të vërtetë të rëndësishme.

Lifestyle

25/03/2014 17:04

Jepini atij komplimente

Çdo mashkull dëshiron të dijë nëse është i mirë në shtrat. Ata dëshirojnë të jenë perfekt gjatë performancës së seksit. Ju duhet që atij t’i jipni komplimente, pasi kjo është ajo çfarë dëshiron secili mashkull.

Bëjini një masazh

Vetëm pse seksi ka përfunduar nuk do të thotë se duhet t’i largoni duart nga ai.

Masazhi është një gjë e mirë që të kesh kontakt fizik me të, teksa jeni duke ‘pushuar’. Sipas studimeve, nuk ka gjë më të keqe sesa kur femra i largon menjëherë duart nga mashkulli pas seksit.

Bëni dush

Të bëni dush pas seksit është një kënaqësi e madhe, sidomos për meshkujt të cilët e dëshirojnë shumë një gjë të tillë. Jeni të lagur, nudo – është gjithçka që dëshirojnë meshkujt të shohin te një femër.