Gjërat që ju nevojiten për një lidhje në distancë

Ndoshta mund të mendoni se nuk ka ndonjë lidhje që është e suksesshme nëse ekziston distanca mes dy personave. E dimë se nuk është ndoshta e lehtë të jesh larg personit që dashuron, por lidhja mund të funksionojë.

Lifestyle

26/06/2014 00:42

Ne kemi përmbledhur disa gjëra që ju nevojiten nëse jeni në një lidhje me dikë që jeton larg jush, gjëra këto që janë esenciale që lidhja juaj në distancë të vazhdojë të ketë sukses.

1.Komunikimi
Sigurisht se komunikimi është shumë i rëndësishëm për një lidhje të suskesshme, sidomos atyre në distancë. Pra, ju nuk po shiheni shpesh dhe jeni me kilometra larg njëri-tjetrit, gjë që nuk është e lehtë për një lidhje, por ka shumë mënyra se si të qëndroni gjithmonë në kontakt me personin tuaj. Ju duhet ta thërrsni atë shpesh, të bisedoni për gjërat që i kaluat sot, t\’i jepni përkrahje kur ai/ajo ndihet keq dhe mos ta lëni atë të mendojë se largësia është duke ndikuar në lidhjen tuaj.

2.Koha
Nuk është se vetëm duhet të komunikosh me të kur të dëshirosh ti, duhet të kesh kohë për të në çdo rast kur personi juaj dëshiron të komunikojë me ju. Nëse nuk po keni kohë të flisni me të shpesh, atëherë sigurisht se lidhja nuk do të funksionojë. Bëni disa biseda në Skype më shpesh dhe do të ndjeheni më të sigurt në lidhje.

3.Besimi
Ju keni nevojë për besim në çdo lidhje, por besimi është shumë më i rëndësishëm në lidhjet në distancë. Sigurisht se të gjithë ne, pa marrë parasyshë sa të lumtur jemi, ndonjëherë i kemi ato ditët të cilat mendojmë dhe brengosemi se çfarë po bën partneri jonë. Kur qëndroni larg apo në distancë me partnerin, sigurisht se nuk mund ta dini sigurt se çfarë po bën, përveçse të keni besim. Nëse nuk u besoni atyre, lidhja juaj shumë shpejtë do të shkatërrohet.

4.Bëhuni serioz
Nëse dëshironi që lidhja juaj në distancë të jetë e suksesshme, atëherë duhet të mendoni me më shumë seriozitet. Nëse nuk bëheni serioz në lidhje me të, atëherë lidhja juaj nuk do të funksionojë, vetëm do të shkojë drejt fundit.

5.Seksi
Të bëhemi të sinqertë, të gjithë kemi nevojë për seks nëse dëshirojmë që lidhja të funksionojë, dhe nëse jeni 100 kilometra larg njëri-tjetrit, ju sigurisht se nuk jeni duke bërë seks shpesh. Por ka mënyra që të arrini atë që dëshironi, duke caktuar takime me të pak më shpesh.

6.Caktoni një takim
Është mirë të bisedoni çdo ditë, por ju keni nevojë që ta shihni njëri-tjetrin më shpesh. Sidoqoftë, edhe nëse nuk dilni rregullisht, mund të takoheni me të më shpesh, kur të mundeni që të dy.