Gjeniu Moyes
Tifozëve të Manchester Cityt u pëlqen të ngacmojnë rivalin e qytetit Manchester United, dhe atyre u ka rënë të qeshin mjaft me ta deri më tani gjatë këtij sezoni. David Moyes ka nisur me mjaft shumë vështirësi aventurën e tij si menaxher në Old Trafford, dhe derisa shumë përkrahës të Unitedit janë të pakënaqur me…

Sport
Tifozëve të Manchester Cityt u pëlqen të ngacmojnë rivalin e qytetit Manchester United, dhe atyre u ka rënë të qeshin mjaft me ta deri më tani gjatë këtij sezoni.
David Moyes ka nisur me mjaft shumë vështirësi aventurën e tij si menaxher në Old Trafford, dhe derisa shumë përkrahës të Unitedit janë të pakënaqur me punën e tij të deritashme, ai u pëlqen shumë tifozëve të Cityt.
Në fakt, mbështetësit e Cityt treguan se sa shumë e duan punën e Moyesit në United sa që shpalosën një transparent për nder të ish menaxherit të Evertonit, ku shkruante ‘Gjeniu i futbollit’.
Ata e bënë këtë gjatë humbjes 1:0 nga Chelsea të hënën mbrëma në Emirates.
Ndoshta pak e ashpër, por rivaliteti mes Manchester Cityt dhe Unitedit është ndezur ngadalë para ballafaqimit mes skuadrave në muajin e ardhshëm.