Gjeneva shqiptare

Gjeneva është mbushur me shqiptarë të dielën, në prag të ndeshjes miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Senegalit.

Sport

25/05/2014 17:26

Gjeneva flet shqip. Qyteti zviceran është mbushur me shqiptarë, vetëm pak kohë para fillimit të ndeshjes miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Senegalit.

Mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqiptare dhe evropiane, e kanë marrë rrugën drejt Gjenevës, për ta përcjellë ekipin e zemrës, i cili do ta zhvillojë miqësoren e parë jashtë vendit, pasi e mori lejen nga FIFA.

Sigurisht, tifozët shpresojnë në një rezultat të favorshëm, pas dështimit ndaj Turqisë.

Flamuj kombëtarë shqiptarë por edhe të Republikës së Kosovës, pritet të valvojnë në stadiumin e Gjenevës. Ndeshja fillon në ora 17:00.