Gjeneralja e Imazhit

  Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bisedoi sot me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare për çështjet politike, shoqërore e kulturore dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në komunikatën e lëshuar pas takimit, Presidentja Atifete Jahjaga citohet ta ketë cilësuar vizitën e Kadaresë si “nder i madh për gjithë Kosovën”. “Kontributi i zotëri…

Lajme

03/09/2013 14:20

 

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bisedoi sot me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare për çështjet politike, shoqërore e kulturore dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit, Presidentja Atifete Jahjaga citohet ta ketë cilësuar vizitën e Kadaresë si “nder i madh për gjithë Kosovën”.

“Kontributi i zotëri Kadare për Kosovën, në shtypin dhe diplomacinë botërore, është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh. Kosova sot është një shtet i pavarur e demokratik, që synon anëtarësimin në BE, NATO dhe në OKB”, ka thënë Jahjaga.

Ndërsa shkrimtari shqiptar e  ka përgëzuar Jahjagën për punën dhe angazhimin e saj me theks të veçantë në kontributin që ka dhënë ajo në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit, Kadare theksoi se kjo është zgjidhje e natyrshme për secilin vend të rajonit.

I njohur për veprat e tij të përkthyera në pothuaj të gjitha gjuhët e botës, Kadare dje ka marrë çmimin për letërsi “Ali Podrimja” nga Universiteti AAB në Prishtinë.