Gjendje e keqe në deponitë sanitare të mbeturinave komunale

Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të planit të punës për vitin 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes së deponive sanitare dhe stacioneve të transferit të mbeturinave komunale.

Lajme

14/06/2021 11:09

Gjatë periudhës shkurt-qershor 2021, është bërë monitorimi dhe vlerësimi i gjendjes së deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Pejës, deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Prizrenit dhe stacionit për trasferimin e mbeturinave komunale në Gjakovë.
Bazuar në vizitat e realizuara në terren është konstatuar që gjendja e deponive nuk është e mirë dhe se ka probleme që ndërlidhen me menaxhimin e deponive.
Ndër problemet kryesore të evidentuare duhet përmendur ngjeshja dhe mbulimi jo i rregullt i mbeturinave, shpërndarje jo e rregullt e mbeturinave në deponi, mbeturina jashtë rrethojave të deponisë, shkarkimi i ujërave të deponisë jashtë bazenit të grumbullimit, prania e qeneve endacak në zonën e deponisë si dhe prania e individëve të pa autorizuar në deponi që merren me grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim shitjen e tyre.
Lajmi.net sjellë Raportin e plotë:
Vizit monitoruese në deponin sanitare në Pejë
Vizita monitoruese në deponinë sanitare në Pejë (Sferk) është realizuar me datë 23.02.2021, me qëllim që të vlerësohet gjendja dhe menaxhimi i mbeturinave në këtë deponi. Edhe pse kjo deponi menaxhohet nga Komuna e Pejës, mbeturinat deponohen edhe nga komunat tjera të këtij regjioni si: Peja, Istogu, Klina dhe Deçani. Pranimi i mbeturinave në këtë deponi ka filluar në vitin 2001 dhe kohëzgjatja e kësaj deponie është paraparë në 15 vjet.
Gjendja e Deponisë
Gjate vizitës monitoruese në këtë deponi me datën 23.02.2021, është vlersuar së gjendja mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë. Pamja e deponisë në përgjithësi te jep imazhin e një deponie skajshmerisht të mbushur më mbeturina dhe jashtë çdo standardi të duhur të menaxhimit. Edhe nga biseda me përgjegjësin e deponisë z. Besnik Kelmendi, u vlerësua se deponia i ka tejkaluar të gjitha kapacitet e parapara për deponimin e mbeturinave, madje masa e tyre mbi nivelin e duhur ka arritur edhe mbi 5 m. Problemi bëhet çdo ditë e më i rëndë, me faktin se mbeturinat akoma pranohen në këtë sipërfaqe të deponisë. Zgjerimi i deponisë që kishte filluar në vitin 2013 fillimisht me një sipërfaqe prej 1 Ha, ka stagnuar dhe nuk është punuar më në ndërtimin e argjinaturave. Andaj, në atë pjesë ende nuk ka filluar deponimi i mbeturinave. Kjo ndërprerje e hapjës së pjesës tjetër të re te deponisë është me arsyetimin e mungesës së fondeve si dhe duhet të paiset me leje nga MMPHI. Ky problem si duket ka marr sinjale pozitive të zgjidhjes sepse do të jetë pjesë implementimit të projektit të financuar nga BE dhe MMPHI.Nga gjendja aktuale e deponisë u konstatua se ngjeshja e mbeturinave nuk bëhet në mënyr të rregullt, ngase sipas përgjegjësit të deponisë ka probleme me makinerinë e rëndë. Gjithashtu, mbulimi i mbeturinave me dheun nuk bëhej në mënyrë uniforme në deponi varësishtë nga mbushja me mbeturina. Aktualisht pjesë të pa mbuluar vlersohen të jenë 3-4 ha, edhe pse kjo hapësirë është e mbushur me mbeturina. Nga mosmbulimi i rregullt i mbeturinave si pasoj e erës, kemi një shpërndaje të mbeturinave veçanerisht të qeseve të plastikës, të cilat jo vetem ne aspektin vizuel por edhe mjedisore shkaktojnë ndotje përreth kesaj zone.

Në këtë deponi kemi shkarkim të ujrave të zeza jashtë lagunës, në dy drejtimë cka kjo ndikon në ndotjën e tokës dhe ujrave nëntokësore.
Si rezultat e mbingarkesës së deponisë, në pjesën lindore të deponisë ështe hudhur një sasi e madhe e mbeturinave. Kjo sipërfaqe me mbeturina ështe jashtë cdo kriteri ligjor për deponim. Kjo sipërfaqe nuk ka asnjë autorizim nga MMPHI për deponimin e mbeturinave, ashtu siç është e paraprë me rregullativen ligjore.
Dukuri shqetësuese është prania e individëve të pa autorizuar në deponi që merren me
grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim shitjen e tyre, si dhe qënëve
endacak.
Rekomandimet:
Qe te kemi një gjendje me te mire në menaxhimin e mbeturinave ne këtë deponi duhet te merren parasysh këto rekomandime:
 Të bëhet mbulimi i sipërfaqëve të mbushura me mbeturina;
 Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet
e ujërave te zeza nga kjo deponi duke respektuar nenin 16 te UA nr. 08/2017 për
menaxhimin e deponive të mbeturinave;
 Të bëhet hapja e pjesës së re të deponisë me të gjitha standardet e lejuar ligjore për
deponim të mbetuinave;
 Të ndalohet rrjedhja e ujrave të zeza nga deponia në dy pjesët aktuale të deponisë;
 Të ndalohet hudhja e mbeturinave jashtë sipërfaqës së deponisë;
 Të parandalohet qasja e personave të pa autorizuar të në deponi;
 Të bëhet kontrollimi i ujërave dhe menaxhimi i kullimit sipas nenit 15 te UA nr.08/2017
 Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
 Te mos pranohen në deponi llojet e mbeturinave siç janë: gomat e përdorura, mbeturinat
e lëngëta, mbeturinat medicinale, mbetjet shtazore etj. te cilat janë te ndaluara me nenin
11 të UA nr. 08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave.\
Vizit monitoruese në deponin sanitare në Prizren
Nga zyrtarët e AMMK, vizita monitoruese në deponinë sanitare në Prizren është realizuar me datë 23.02.2021. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i gjendjes mjedisore te deponisë. Ashtu siç është përcaktuar sipas planit të operimit, në deponinë e Prizrenit, deponohen mbeturinat që vijnë nga Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Suhareka, Mamusha. Jetëgjatësia e kesaj deponie është parapa për 15 nga fillimi i operimit. Deponia akoma është në funksion, me gjasë edhe për shumë vite.
Gjendja e Deponisë
Gjëndja mjedisore e deponisë është konstatuar së nuk është e mirë. Në rënd të parë insfrastruktura rrugore mbrenda deponisë duhet të jetë më e rregulluar dhe e shtruar me zhavor, për gaktin se rruga në brendi është e mbuluar me baltë. Pra kërkohet të vehet një shtresë e mirëfilltqë me zhavor. Pjesa e poshtme e deponisë (ana perendimore) është e mbushur me mbeturina, dhe e cila nuk mbulohet me dhe sipas proporcionit të mbushjes. Në pjesën lindore të deponisë vazhdon deponimi i mbeturinave me një proporcion të shpërndar. Në të njëjtën kohë në këtë pjesë bëhet shtyrja dhe ngjeshja me makinerin e rëndë të përcaktuar për ketë operim. Po ashtu, në këtë pjesë të deponisë para disa viteve është hapur një sipërfaqe e re e cila është dedikuar për zgjerimin e deponisë, por e cila akoma nuk është në operim. Përgjegjësi i deponisë z. Asllan Shehu, ka deklaruar se është duke punuara në menaxhimin e deponisë, përkundër veshtirësive që kemi me mjetet dhe infrastrukturën. Ndër të tjera përgjegjesi theksoj se ngjeshja e mbeturinave bëhet në mënyrë të rregullt, por se mbulueshmeria e saj me dhe është duke shkuar ngadal përshkak të mungesesë së kapaciteteve për mbulim.
Në pjesën e poshtme të deponisë (lagunës) kemi hasur ujërrjedhe të vogël të deponisë, cka kjo shkakton probleme të metutjeshme mjedisore në kontaminimin e tokës bujqësore dhe livadheve që shtrihen në anën e poshtme. Gjithashtu, ujërjedha e deponisë shkakton ndotjen edhe të Lumit të Landovicës, e cila shkarkohet pas një distance prej 700 m të qarkullimit. Një problem tjetër është konstatuar prezenca e mbeturinave jashtë rrethojes së deponisë, të hudhura nga persona fizik dhe juridik, dukie shkktuar kështu një ndotje të theksuar me mbeturina në atë zonë. Ky problem mbetet afatgjatë me faktinë së KMDK nuk është përgjegjesë për menaxhimin e mbeturinave jashtë deponisë, ndërsa komuna nuk e evidenton si deponi ilegale dhe si një përgjegjesi e saj për të hequr këtë sasi të mbeturinave. Krahasuar me deponit tjera, në këtë deponi nuk kemi hasur individ të pa autorizuar që merren me ndarjen e mbeturinave. Meqë një pjesë e madhe e deponisë është e pa mbuluar me shtresen e dheut, gjatë kesaj faze kohore sa ishim në monitorim kishte skajshmerisht volum të madhë të insekteve te ndryshme e në veçanti nga mizat. Siç dihet mizat janë bartës të semundjeve infektive, si një rrezik në rend të parë për stafin menaxhues të deponisë dhe me gjerë.
Rekomandimet:
Pas vizitës monitorues të deponisë së Prizrenit, kemi nxjerrë keto rekomandime;
 Të bëhet mbulimi me dheun proporcionalisht me sipërfaqën e mbushur me mbeturina;
 Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet
e ujërave te zeza nga laguna e kësaj deponie, duke respektuar nenin 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
 Të mos bëhet hapja e pjesës së re te deponisë pa i respektuar rregullat ligjore dhe pa u
pajisur me leje përkatëse nga MMPHI;
 Të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza nga laguna e deponisë;
 Të bëhen përpjekje për parandalimin e hudhjës së mbeturinave jashtë sipërfaqës së
deponisë,
 Të bëhet vlerësimi i gjëndjes së mjedisit të deponisë nga ana e kompanisë, veçanerishtë
nga ana e poshtme e ujërrjedhëse e lagunës,
 Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.
08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;
 Te krijohen kushte dhe infrastrukturë me e mirë mbrenda deponisë nga KMDK, etj.
Vizita monitoruese në stacion për transferim të mbeturinave komunale në Gjakovë
Më datë 23.02.21, është bërë një vizitë për vlerësimin e gjendjes mjedisore në stacionin për transferim të mbeturinave komunale në Gjakovës. Gjatë vizitës takuam z. Nuri Mulliqi, si administrator gjatë ditës së vizitës. Ndër të tjera nga z. Mulliqi u njoftuam rreth gjendjes së stacionit për transferim, për formën e menaxhimit, për hyrjet mbeturinave brenda një dite dhe daljet dhe hapat që është duke marr kompania për përmirësimin e gjendjes.
Karakteristikat e përgjithshme të stacionit
stacionin për transferim të mbeturinave komunale në Gjakovë, menaxhohet nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” Sh.A. Stacioni është i lokalizuar në periferi të qytetit të Gjakovës në drejtimin e rrugës Gjakovë – Prizren. Mbeturinat nga ky stacion transferohen në deponin sanitare në Landovicë-Prizren. Pjesa kryesore e stacionit ka një bazament prej betoni. Ndërsa pjesa tjetër përreth stacionit ku ka prani të mbeturinave nuk ka ndonjë bazament apo shtresë izoluese.
Të gjeturat gjatë monitorimit
Përgjatë rrugës në drejtim të hyrjes në stacionin e transferimit të mbeturinave, gjendet një sasi e madhe e mbeturinave. Kjo gjendje është gjatë tërë rrugës në anën e majtë në drejtim të stacionit të transferit. Lartësia e mbeturinave në këtë pjesë arrin 2-3 m. Gjendja në këtë stacion akoma është e rënd, edhe përkundër transferimit të një sasie të konsiderueshme të mbeturinave ekzistuese në deponinë sanitare në Landovicë. Përkundër përpjekjes që kompania është duke bërë për largimin e mbeturinave deri në 130 t, sasia e shkarkuar gjatë viteve paraprak ka qenë shumë me i madhe sesa heqja e tyre. Prandaj kjo gjendje duhet kohe për tu përmirësuar nëse vazhdohet më këtë tempo te heqjes se mbeturinave. Një projekt i iniciuar nga Komuna dhe i mbështetur edhe nga MMPHI, për ndarjen dhe klasifikimin e mbeturinave në stacion, është në proces të ndërtimit. Ky projekt parasheh ndërtimin e një objekti për ndarjen e mbeturinave para se ato de të dërgohen në deponinë në e Landovicë. Ky objekt do të ndihmonte që të ndahen mbeturinat dhe jo e tërë të dërgohet për deponim. Sipas z. Mulliqi, ky objekt do të përfundoj gjatë vitit 2021, meqë edhe teknologjia për operim kishte arritur.
Duhet theksuar se neglizhenca e komunës për vite me radhë për të menaxhuar stacionin për transferim të mbeturinave komunale, sipas standardeve ligjore, ka ndikuar që edhe kompania për menaxhim të mbeturinave të humb efikasitetin e operimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës operuese të stacionit. Si pasoj e mos mbështetjes se kompanisë, gjendja në stacion prej vitit në vit është përkeqësuar, ku edhe kulmin e arriti në vitin 2020, ku një sipërfaqe bukur e madhe e mbeturinave është djegur. Akoma ky stacion paraqet një imazh mjaft të keq për këtë komunë dhe një burim të theksuar të ndotjes së mjedisit.
Rekomandimet
Rekomandojmë që në këtë stacion të ndërmerren këto veprime:
 Nga kompania menaxhuese ”Çabrati”, kërkohet që të largohen të gjitha mbeturinat të
cilat janë akumuluar me vite;
 Të fillohet me ndarjen e mbeturinave pasi të përfundon objekti për riciklim;
 Komuna e Gjakovës, të merr masa në mbështetjen e kompanisë për largimin e të
gjitha mbeturinave jashtë transferit, veçanërisht përgjatë rrugës në drejtim të
transferit;
 Të bëhet transferimi i tërë kësaj sasie mbeturinash në deponin e Landovicës;
 Izolimi i hapësirës dhe ndërtimi sa më parë i rrethojës, si masë parandaluese për futjen
e personave të paautorizuar dhe qenve endacak;
 Të bëhet pastrimi i gjithë zonës nga mbeturinat;
 Te behet dezinfektimi i hapësirës para dhe pas heqjes së mbeturinave./Lajmi.net/