Gjendje e jashtëzakonshme në Nepal, numri i të vdekurve mbi 1 mijë (Foto)

Termeti ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe dëme materiale edhe në shtetet fqinje, Indi dhe Bangladesh.

Bota

25/04/2015 18:17

Numri i të vdekurve nga tërmeti 7,9 ballë i shkallës Rihter, i cili ka goditur sot në mëngjes Nepalin, ka kaluar numrin e 1 mijë personave.

aa

Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet lokale, tërmeti ka plagosur një numër të madh të njerëzve të cilët janë transportuar në spitalet lokale. Ekipet e shpëtimit janë në terren, ndërkohë ende nuk dihet se sa njerëz ndodhen akoma të varrosur nën ndërtesat e rrënuara.

aaa

Si pasojë e termetit të fuqishëm janë rrënuar shumë ndërtesa, ndërsa siç raportohet janë rrafshuar disa fshatra.

Gjeologjik Center në SHBA tha se kryeqyteti i Nepalit, Katmandu u godit nga një tërmet 7,9 gradë Rihter. Ndërkohë raportohet se edhe aeroporti i kryeqytetit të Nepalit momentalisht është i mbyllur.

aaaa

Epiqendra e tërmetit ka ndodhur 80 kilometra në veriperëndim të Katmandu. Sipas pohimeve të fundit të mediave Nepalese, tërmeti u ndje edhe në Indinë fqinje dhe Bangladesh, si dhe në zonat rreth 800 kilometra larg nga epiqendra.

aaaaa