Gjendja e pilotit tjetër, i cili i shpëtoi përplasjes fatale në Formula 2

Juan Manuel Correa, shoferi i Formula 2 i lënduar rëndë në përplasjen që la pa shenja jete Anthoine Hubert në Belgjikë javën e kaluar, është transferuar në kujdes intensiv në Britani.

Sport

05/09/2019 09:12

Correa lëndoi shpinën dhe theu të dy këmbët në aksidentin në Belgjikë të shtunën e kaluar dhe bëri një operacion katër orësh në Liege.

“Ai do të vazhdojë rimëkëmbjen e tij në kujdesin e një ekipi specialistësh”, tha një deklaratë nga ekipi i tij Sauber Junior, transmeton lajmi.net.

22-vjeçari Hubert vdiq pasi po ngiste makinën 170 km/h para përplasjes me Correan në qarkun Spa-Francorchamps.

FIA tha në një deklaratë se Hubert vdiq në orën 18:35 me kohën lokale, pasi u dërgua në qendrën mjekësore.

Drejtuesit e Formula 1 mbajtën një minutë heshtje përpara Çmimit të Madh të dielën për ta nderuar Hubert. /Lajmi.net/